Colella: I lumtë Erzenit që fitoi, nuk kam për çfarë i kritikoj djemtë

schedule20:12 - 11 Shtator, 2022

schedule 20:12 - 11 Shtator, 2022

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit, pas humbjes së parë të pësuar kundër Erzenit, deklaroi në Oversport: “Është e qartë se kur skuadra kundërshtare mbyllet, është pak më e vështirë. Por nëse dua të them të vërtetën, më mirë preferoj ndeshjen e sotme se atë ndaj Bylis më parë.

Sipas meje sot kemi bërë më pak gabime, na kushtuan se nuk duhet të bëjmë asnjë. Por nuk mund të kritikoj skuadrën se nuk ka bërë atë që duhej të bënte. Kemi mbajtur topin ne, kemi pasur raste, por nuk kemi qenë shumë të qartë para portës”

“Mendoj se kur një ekip fiton, ka pak për të diskutuar nëse e meritoi apo jo. Fitoi, i lumtë dhe objektivi i çdo ekipi është të fitojë. Kur fiton, ka të drejtë, përtej faktit nëse mbrojti apo jo. Secili luan në mënyrën e vet, ne duhet të luajmë në mënyrën tonë dhe të gabojmë sa më pak që të jetë e mundur”

“Nënvlerësim? Nuk mendoj se ka ndeshje të thjeshta, nuk ekziston në asnjë kampionat në botë. Mes të tjerave, Erzeni nuk ka pësuar asnjë gol dhe kjo është meritë e tyre, përveç paaftësisë tonë. Mendoj se kemi pasur sjelljen e duhur në të gjithë pjesën e parë, kemi bërë një gabim dhe kemi pësuar një gol. Erzeni fitoi, bravo, e meritoi dhe pikë”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!