Giovanni Colella, trajneri i Partizanit, para ndeshjes me Bylisin në Ballsh, para mediave deklaroi: “Kemi patur pak ditë në dispozicion për të punuar. Por ajo që është më e rëndësishme është që skuadra ka përqendrimin e duhur dhe grintën që unë kërkoj. Mund të kishim edhe ndonjë pikë më pak, por nëse përqendrim është i duhur sërish do të isha i kënaqur. Duke parë që kemi grumbulluar 6 pikë, jam akoma edhe më i kënaqur.”
“Euforia është vërtetë një problem. Nuk është një skuadër eksperte, që të mund të menaxhojë situata të tilla të kampionatit, por do të mësojë.”
“Bylisi? Përballemi me një skuadër të vështirë, sidomos në ndeshjet që luan në shtëpi. I kam ndjekur dhe janë një ekipi i organizuar, kanë shumë grintë. E rëndësishme është që ne ta përballojmë këtë ndeshje gjithmonë në të njëjtën mënyrë si kemi bërë deri tani. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të kemi përqendrim maksimal.”
“Merkato? E kam theksuar edhe më përpara që ne prisnim vetëm një mbrojtës qendre, ai erdhi dhe mendoj që skuadra është e kompletuar dhe të vazhdojmë përpara. Jemi të kënaqur me organikën e skuadrës dhe tashmë pres që të gjithë lojtarët të japin gjithmonë 100% e tyre”, tha Colella. / abcnews.al