Frontmeni i Coldplay, Chris Martin po përballet me probleme shëndetësore dhe si rrjedhojë ka anuluar koncertet e ardhshme në Brazil. Lajmin e ka bërë me dije vetë grupi përmes një postimi në rrjete sociale. Mësohet se Martin është prekur nga një infeksion i rëndë në mushkëri.
“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023. Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris është vënë nën urdhrat e rreptë të mjekut për të pushuar për tre javët e ardhshme.”, njoftoi Coldplay.
Grupi kërkoi falje për anulimin por shtoi “duhet t’i japin përparësi shëndetit të Chris” gjatë kësaj kohe sfiduese. “Ne jemi optimistë që Chris do të bëhet mirë pas pushimit mjekësor të përshkruar dhe mezi presim të rifillojmë turneun së shpejti,” përfundoi deklarata e Coldplay.
/abcnews.al