Çoçoli: Nëse shërbimet bankare kalojnë 100% online, do të shmangnim pagesat skandaloze për transfertat

schedule19:33 - 6 Maj, 2022

schedule 19:33 - 6 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e premte bankat e nivelit të dytë që të kalojnë të gjitha shërbimet online.

për të diskutuar për këtë temë në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ishte i ftuar eksperti e ekonomisë dhe financave, Fatos Çoçoli.

I pyetur nga moederatorja Xhokaxhi se çfarë lehtësimesh do të sillte për qytetarët nëse shërbimi bankar kalon 100% online, Çoçoli tha se kjo do të shmangte disa komisione të cilat rëndojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Sipas tij tarfia që qytetarët shqiptarë paguajnë në transfertat bankare në Shqipëri është 3 deri në 5 herë më e lartë se në vendet e tjera të Ballkanit.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Gjuha e prerë e Ramës ndaj Bankave të nivelit të dytë, kalimi 100% i shërbimit online të bankave, çfarë lehtëson, shmangen ato komisionet e famshme?

Çoçoli: Ato komisione po na qethin sot, janë 3-5 herë më të larta se në vende e tjera në Ballkan. Mjafton të shohësh një transaksion dhe sasia e parave është skandaloze, nuk mund të paguash për një pagesë prej 200 eurosh, të paguash 20 apo 30 euro është skandaloze. Ka shumë të drejtë edhe kryeministri. Nëse do të kemi të gjithë këto ndryshime, duke pritur në radhë, atëherë llogarite sa të shkon kosto e kohës së harxhuar, kosto e këtyre parave që përmende, e gjitha kjo do të ketë një reduktim të ndjeshëm nëse këto transferta nëse shërbimet do t’i kemi online.

/T.H/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!