Çoçlli: Vendim abstrakt i arbitrit, besoj te këta djem

schedule16:12 - 22 Janar, 2020

schedule 16:12 - 22 Janar, 2020

Nikolin Çoçlli, trajneri i Luftëtarit, pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi me Kukësin, foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Kam ardhur me besim të madh këtu, pasi ka shumë lojtarë të rinj me nivel, nën 23 vjeç. I kam parë që te moshat këta. Kur erdha këtu besova te cilësitë e tyre. Niveli i tyre është admirueshëm. Kanë cilësi të mira fizike, orientimin taktik e kanë marrë gjatë kohës që jemi përgatitur.

E kishim mundësinë të fitojmë, ishim prapa pasi Kukësi do titullin. Para se të luash me një skuadër të madhe, duhet të barazosh forcat dhe të dish se sa i aftë je. Kur është shumë e fortë duhet të mendosh si ta përballosh sulmin. Ndërtuam strategjinë dhe ia dolëm”.

“Lojtarët sakrifikuan shumë, i patë edhe anësorët. Futa dy të freskët më pas për të përballuar kundërshtarin. Çunave u kam dhënë orientimin e duhur: fitohet me zemër dhe shpirt. I falënderoj për shpirtin e lartë të garës”.

“Goli i anuluar? Nuk ia kam idenë pse u anulua. Nuk ka faull, as asgjë. Është mendimi i arbitrit, me ç’të drejtë e merr këtë vendim abstrakt. Ata kanë një mision, të jenë të përpiktë. Dëshirat për të quajtur gola apo jo, nuk di kujt t’i vë faj. Nuk dua të merrem me gjyqtarët dhe të bëj polemika. Vendimin e mori kryesori. Tentova të pyes, anësori më tha që ka vendosur kryesori”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!