Çoçlli: Mëkat, Apolonia shihet si skuadër e vogël! Po penalizohemi

schedule19:11 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 19:11 - 5 Dhjetor, 2020

Nikolin Çoçlli, trajneri i Apolonisë kundër Kukësit, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Moralisht e kemi fituar ndeshjen, pasi vinim nga një sfidë jo e mirë. Ose nga disa ndeshje jo e mirë. Punuam këtë javë në asketin psikologjik dhe në pjesën taktike dhe teknike. Bëmë një lojë të mirë, besuam të mbrojtja dhe jo te sulmi.

Nëse nuk shënon, vjen një moment që ndëshkohet. E pësuam në fund dhe më vjen keq që ndodh kur gabon arbitri. Gaboi anësori dhe më vjen keq që viktimizohen skuadra të vogla, por ne jemi një klubi i madh, një nga klubet më të mira. Shihemi si skuadër e vogël dhe është mëkat i madh që ndodh në Shqipëri”.

“Jemi një klubi i organizuar, kemi një objektiv, normal që rezultatet na shqetësojnë. Vazhdoj ta them që mundohu sa të duash, por del diçka që të penalizon. Nuk kemi kohë të penalizohemi. Unë jam një trajner që punoj. Gjithmonë jam gati aty ku çdo presidenti më jep detyrën. Jam gati të bëj çdo gjë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!