Çoçlli: Humbën dy raste në fillim, më pas erdhi efekti “boomerang”

schedule16:12 - 22 Shkurt, 2020

schedule 16:12 - 22 Shkurt, 2020

Trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, foli për Supersport pas ndeshjes së humbur 4-0 në Shkodër përballë Vllaznisë. Në fjalën e tij, numri një i stolit gjirokastrit, tha: “Padiskutim që situata ka qenë e vështirë. Pas një humbje me Vlorën, e parashikonim që ndeshja do të ishte e vështirë në aspektin psikologjik. E filluam mirë, 30 minutat e para rrezikuam dy herë.

Nëse do të kalonim në avantazh, do e kishim menaxhuar më mirë ndeshjen. Kemi probleme në finalizim, lojtarët e rinj nuk janë mësuar ende. Në fazën mbrojtëse, kthehet “boomerang” fakti që humbin raste përpara. Gabuam në prapavijë, gabime individuale. Gaboi mbrojtësi i majtë, mbrojtësi i qendrës.

Po ta shohësh ndeshjen në aspektin teknik, bëmë një lojë shumë të mirë. Gabuam në disa momente në pasime e finalizime, por kemi mentalitet të mirë në skuadër.

Po nuk shënove do e pësosh. Këtu funksionon çdo gjë me rregulla, që nuk mund t’i shkelim. Nëse një lojtar nuk stërvitet mirë dhe nuk sillet mirë, dhe në ndeshje do të ketë probleme. Është disiplina që e mban taktikisht skuadrën. Nëse lojtarët janë të sjellshëm në aspektin disiplinor, do të japin më shumë në fushën e lojës”, përfundoi Çoçlli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!