Apolonia arriti sot të marrë fitoren e parë në Kategorinë Superiore, duke fituar me shifrat 1-0 ndaj Skënderbeut. Pas ndeshjes për Superpsort foli Nikolin Çoçlli trajneri aktual i fierakëve.
“Skuadra e ka të nevojshme fitoren dhe erdhi në kohën e duhur. Gjendja psikologjike ishte gati e rëndë dhe provua të punojmë në këtë aspekt. Është grup i mirë dhe kanë nivel dhe shpresojmë të arrijmë rezultate. Kjo i jep mundësi çunave të arrijnë nivelin e pretenduar.
Shpresonim të ishte kjo dita e kthesës dhe jemi të kënaqur e të lumtur. Këtu është një klub që organizohet mirë dhe na shkon përshtat. Do kërkojmë gjithë kohës derisa të arrijmë të bëjmë ndryshimin. Do të luajmë në mënyrë të tillë me të gjithë.
Janë lojtarë që kanë tre katër vite në skuadrën e parë dhe kanë një farë eksperience, por jo shumë në Superiore. Në vazhdimësi do e rrisin besimin në vete dhe të arrijnë në nivelin e kërkuar. Në momentin që marr detyrën pasioni është shumë i madh dhe mjafton të jem pjesë e futbollit”, u shpreh Çoçlli. /abcnews.al