Winful Cobbinah, i ftuar në Pressing në ABC Neës, foli për trajnerin Emanuel Egbo, i cili ka marrë rezultate të shkëlqyera në krye të bardhebluve. Në fjalën e tij, sulmuesi i Tiranës tha: “Për mua, mendoj se Egbo i ka marrë më të mirën e mundshme të gjithëve.
Egbo di si t’i menaxhojë lojtarët dhe të gjithë situatat që na rrethojnë. Jemi përshtatur disi më mirë me Egbon. Egbo po punon shumë fort, është i hapur me të gjithë. Si skuadër, na pëlqen një trajner që punon shumë.
Trajneri Egbo i di dobësitë tona dhe po punon për t’i përmirësuar. Në të njëjtën kohë, di si t’i bëjë lojtarët të zgjohen. Ai është një menaxhues shumë i mirë”./abcnews.al