Tirana është klubi, në të cilin ka pasur më shumë dinamizëm gjatë ditëve të fundit. U eliminuan nga Kupa, hoqën Egbo dhe sollën Nevil Deden, ndërkohë që flitet për një largim të Cobbinah dhe klubi ende nuk e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Mësohet se trajneri Dede ka ardhur me plan të qartë te Tirana dhe ka aplikuar stërvitje mjaft fizike në. Por para ndeshjes me Vllazninë të shtunën kampionët kanë probleme të mëdha me dëmtimet. Plot gjashtë titullarë nuk janë në gjendje të luajnë në javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Cobbinah së fundmi u përfol në lidhje me një kalim në Lindjen e Mesme, por deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim. Së fundmi në skenë ka dalë një tjetër klub, këtë herë në Afrikë. Mësohet se Cleopatra ka nisur bisedimet dhe po provon të transferojë sulmuesin, që ka kontratë deri në fund të sezonit me Tiranën.

Nga ana tjetër “Panorama Sport” zbulon se FSHF po punon për të ndryshuar stadiumin e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi. Në UEFA është caktuar “Air Albania”, por fusha e stadiumit më modern në Shqipëri ka treguar probleme të mëdha, që janë evidentuar edhe nga trajneri Reja dhe lojtarët.
Fusha e vetme në kushte optimale në vendin tonë është ajo e “Elbasan Arena”. Që në fillimet e saj cilësia është vënë re dhe kombëtarja vazhdimisht ka bërë shumë mirë në të. Mbetet të shihet nëse FSHF do marrë miratimin e UEFA-s për këtë vendim. /abcnews.al


