SPAK ka publikuar pamjet e opeacionit të koduar ‘Coast to Coast’, në kuadër të të cilit u arrestuan 11 persona, mes tyre një efektiv policie.
Sipas Prokurorisë se Posacme, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, ajo do të kapte vlerën e 2.7 milione eurove.
Ndërsa dha detaje të operacionit, prokurori Vladimir Mara, tha se grupi kriminal funksionte në disa shtete, si Siria, Turqia e Maqedonia.
“Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia, ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE.” U shpreh ndër të tjera Mara