CNN: Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

schedule15:26 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 15:26 - 2 Dhjetor, 2017

Presidenti amerikan Donald Tramp të martën e ardhshme pritet të deklarojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin Jeruzalemin si kryeqytet izraelit. LAjmi qarkullonte prej kohësh por CNN jep konfirmimin duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë dhe diplomat të huaj. TAshmë pritet vetëm deklarata e Tramp, ndërsa ka firmosur vendimin për të mos mbajtur ambasadën amerikane në Tel Aviv dhe për gjashtë muaj të tjerë. Një lëvizje të cilën Izraeli e priste prej kohësh.

Disa burime shtojnë se Tramp do përpiqet të zbusë zemërimin e palestinezëve duke thënë se vetëm Jeruzalemi perëndimor është kryeqyteti izraelit në kontrast me pjesën lindore të qytetit, të cilët palestinezët e konsiderojnë seli të qeverisë së tyre. Por për momentin nuk ka asgjë të sigurtë, edhe pse një nga zëdhënësit e shtëpisë së bardhë u shpreh se presidenti ka pranuar gjithmonë se ky vendim është çështje kohe.

Një tjetër burim i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN, se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, por deklarata do vendoste Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion të cuditshëm me aleatët. Ndërsa Izraeli cilëson Jeruzalemin si seli të qeverisë së tij, në fakt nuk ka ambasada të huaja, meqënëse komuniteti ndërkombëtar e sheh atë të Izraelit si një çështje për të zgjidhur si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për paqe.

Por Tramp nga ana e tij ka zhvilluar një fushatë të mirëfilltë për zhvendosjen e ambasadës amerikane, një premtim i bërë nga presidentë paraardhës të cilët janë bllokuar përballë situatës së komplikuar dhe reagimet që mund të lindnin më pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!