CNN rendit Piramidën e Tiranës si një ndër projektet e reja më të jashtëzakonshme

schedule09:22 - 12 Janar, 2024

schedule 09:22 - 12 Janar, 2024

Piramida e Tiranës është cilësuar nga CNN në rubrikën e saj të arkitekturës si më e mira e vitit.

Në artikullin e publikuar nga CNN përshkruhet si një ndër projektet e reja dhe ndër më spektakolaret e vitit, përmes listës vjetore, “Works of Wonder” ose “WOW”.

‘E rikonceptuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta. Ajo është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest (AD) e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW” në numrin e shkurtit. Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, thotë Sam Cochran, drejtor i revistës së njohur AD, i cili shpjegon zgjedhjen për të përfshirë Piramidën e Tiranës.

‘Përmes ndërhyrjeve të kujdesshme të projektimit, firma holandeze MVRDV ka dëshmuar se nuk është thjesht e mundur të përdoren ndërtesat e vjetra në përdorim të ri, por të bëhet kjo me një ndjenjë gëzimi, zgjuarsie dhe argëtimi”, shkruan më tej CNN.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!