CNN ka treguar një video , e cila tregon forcat ruse duke vrarë pa mëshirë ushtarët ukrainas që ishin dorëzuar. Në video shfaqen ukrainasit, të cilët ecin në mes të një shtegu me pluhur, më pas bien në gjunjë me duart në kokë. Disa sekonda më vonë, pamjet e dronëve ukrainas tregojnë se ata janë të shtrirë me fytyrë poshtë, të palëvizshëm.
Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës po heton 28 incidente të tilla që nga fillimi i luftës, në të cilat u vranë 62 ushtarë ukrainas. “Nëse ushtarët dorëzohen, nëse tregojnë qartë se janë dorëzuar, nëse nuk kanë armë në duar, atëherë ekzekutimi i përmbledhur është një krim lufte”, tha Andriy Kostin, kryeprokurori i Ukrainës.
Disa ushtarë rusë janë sjellë para drejtësisë për krime të tilla. Për shembull, prokurorët ukrainas deklarojnë se një ish-i burgosur rus, i liruar në mënyrë që të mund të luftonte, qëlloi një ushtar ukrainas në Zaporizhzhia në muajin janar, ndërsa ai po dilte nga një llogore pranë Priyutna me duart e ngritura. Ata bashkëngjiten një filmim me dron si dëshmi.