CNN: Lideri i Hamas fshihet në tunelet në Khan Younis

schedule12:33 - 16 Korrik, 2024

schedule 12:33 - 16 Korrik, 2024

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se lideri i Hamasit, Yahya Sinëar është fshehur në tunele nëntokësore në zonën e Khan Younis.

Sipas një burimi anonim të cituar nga CNN, drejtori i CIA-s Bill Burns tha gjatë një takimi me dyer të mbyllura gjatë fundjavës se lideri i Hamasit është nën presion në rritje nga komandantët e krahut ushtarak të grupit terrorist për të pranuar një marrëveshje armëpushimi me pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme në Gaza.

CIA nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

/abcnews.al