CNN Kurtit: A jeni të përgatitur për skenarin kur Serbia mund të sulmojë Kosovën?

schedule17:03 - 5 Prill, 2022

schedule 17:03 - 5 Prill, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë mbrëmë se “Ballkani Perëndimor mund të jetë një terren ku fushëbetaja të reja ruse mund të zhvillohen nga ana e përfaqësuesve të saj”.

Në pyetjen e CNN, se a është Kosova e përgatitur për një skenar kur Serbia mund ta luftojë Kosovën, Kurti ka thënë se “duhet të jemi vigjilentë” duke përmendur bazat serbe përreth Kosovës. Por, Kurti kësaj medie botërore ia ka përmendur dhe rritjen e buxhetit të Kosovës për FSK’në.

“Serbi nuk është neutrale, Serbia është me Federatën Ruse Ka 42 baza baza që operojnë përreth Kosovës dhe duhet të jemi të kujdesshëm pasi ta mund ta luajnë rolin e proxie të Federatës Ruse”

Kurti është pyetur nëse beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO.

“Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia shpresoj që do të na njohin dhe në këtë mënyrë do të jemi anëtare e NATO-s”, u deklaroi tutje. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!