Ç’ndodhi mes tyre? Young Zerka flet pas ndarjes me Ronela Hajatin

schedule16:31 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:31 - 22 Nëntor, 2020

Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Artistët janë përfolur kohët e fundit për arsyen që çoi në ndarjen e tyre vetëm pak kohë pasi konfirmuan lidhjen e tyre 5-vjeçare. Por, edhe pse të dy e kanë pranuar ndarjen, asnjëri prej tyre nuk ka treguar arsyen se pse i dhanë fund marrëdhënies.

Në “Shiko Kush Luan”, Zerka la të kuptohej se ndarja nuk ka qenë aspak miqësore, prandaj reperi ka fshirë dhe numrin e saj nga telefoni. I pyetur nëse i ka fshirë të gjitha mesazhet në WhatsApp që ka shkëmbyer me ish-partneren, ai u përgjigj: “Po, po! I kam fshirë të gjitha! Nuk kam lënë më asgjë!”

Ndërkohë, Ronela pas ndarjes në një intervistë televizive u shpreh se karantina e ka ndihmuar të rigjejë vetveten. “Jam shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ja rinis punës dhe me shpresë që zoti i di të gjitha, i ka shkruar ca gjëra për ne, kështu që ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha Ronela. /abcnews.al