I ftuari i javës në abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka është deputeti Dashnor Sula. Ndër të tjera, deputeti demokrat komentoi edhe Bordin e Transparencës. Sipas tij, ky bord është i pavlerë dhe se çmimet nuk reflektojnë fare situatën në tregjet ndërkombëtare.
“Bordi i transparencës për mua është pa vlerë. Faktet tregojnë që çmimet nuk reflektohen fare dhe janë çmime të larta. Jam i bindur që Bordi vetë nuk luan asnjë lloj roli. Ka ndodhur që e kanë rritur çmimin e naftës në një kohë që është rritur fuçia e naftës në bursë 120$ dhe kur ka zbritur në 105$ nuk ka rënë çmimi këtu.” /abcnews.al/