Këtë të premte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte e ftuar Suela Bako, e cila ndau emocionet e fitimit të një çmimi, por dhe projektet e reja që e presin.
Ajo e fitoi çmimin teksa luante rolin e Sheilës, për të cilën nënvizoi se i ka dhënë shumë energji. Sheila, sipas saj, që në fillim e kishte ngacmuar, sikur i kishte thënë edhe diçka për çmimin.
“Sheila ma ka thënë që kur e kam lexuar dhe që në provat e para. Më ka thënë se sa e dashur është për mua dhe se sa shumë më donte dhe sa shumë e doja. Ka ca gra të veçanta, njëra prej tyre Sheila, që unë i bëj me shumë dashuri, ndryshe nga të tjerat. Janë të plota dhe me shumë ngjyra, karaktere sfiduese”.
Ajo u shpreh se u ndje shumë mirë që mori një çmin në Shqipëri, dhe do të donte shumë që artistët të vlerësohen sa janë gjallë.
Suela Bako dhe Romir Zalla kanë të njëjtin profil profesional, por cili nga të dy paguhet më mirë? Si zhanër paguhet më shumë komedia?
Ajo tha duke qeshur: “Hata, Hata. Siç e sheh në këtë pikë neve mekemi sepse pagesat janë kaq afër qesharakes. Jam arratisur prej 7 vitesh në Durrës, jam artiste e Teatrit të Durrësit dhe gjysmën e rrogës time e lë në transport. Këto janë dhimbjert e mia apo dhimbjet tona”./abcnews.al