Çmimi i naftës vijon të rritet

schedule17:36 - 20 Nëntor, 2018

schedule 17:36 - 20 Nëntor, 2018

Shqipëria mbetet ndër 20 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë. Ekspertët sqarojnë se përse konsumatorët përballën me një situatë të tillë, që iu kushton 10 përqind të buxhetit vjetor konsumatorëve.

Rritja e çmimit të hidrokarbureve në Shqipëri ka qenë shpesh problem për xhepin e konsumatorit. Ditët e fundit çmimi i naftës ka arritur në vlerat e 184-187 lek për litër, por edhe nëse në rastin më të mirë ka patur ndonjë masë frenuese, ajo ende nuk është reflektuar. Ekspertët e ekonomisë thonë se janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës, ku ndër to janë edhe taksat e përfshira te karburanti, por edhe abuzimi në treg.

Arbi Agalliu: “Komponentët që përfshihen në çmimin e karburantit për litër. Qeveria shqiptare ka vendosur që brenda çmimit për litër qoftë naftë apo benzinë të përfshijë dhe taksa të ndryshme. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar këto taksa janë tejet të larta dhe bëjnë që çmimi i karburantit të ketë një çmim më të lartë krahasuar kjo me vendet e tjera të Ballkanit. Nëse marrim dhe në vlerë reale del më i lartë raporti midis të ardhurave dhe çmimit të karburantit. Në këtë kontekst është fatkeqësi që në realitetin shqiptar që e ka aksesin me funizuesit e naftës shumë të afërt dhe shumë të kollajtë të ketë një çmim të tillë. Nga ana tjetër kjo bashkohet edhe me abuzivizmin.”

Megjithatë edhe cilësia e karburanteve në vendin tonë le për të dëshiruar, por sipas ekspertëve instancat përkatëse duhet të monitorojnë tregun problematik që të shmangen abuzimet.

“Nga ana tjetër mos të përmendim cilësinë. Shpeshherë dëgjojmë që zgjat më shumë konsum karburanti nga jshtë, apo që makina të reja kanë probleme me karburantin në Shqipëri. Rrit pa dyshim kostot e përdoruesve fundorë, por bëj dhe njëherë thirrje për forcimin e situatave monitoruese të tregut shqiptar nga instuticionet përkatëse. Ajo që qeveria duhet të bëjë është që të zbatojë ligjet që ka në fuqi entet rregulluese janë. Kapacitetet monitoruese të situatës së hidrokarbureve duhet të përmirësohen edhe më, dhe lind vetëm detyra që zbatuesi i ligjit apo monitoruesi i këtij tregu të funksionojë siç duhet.”

Shqiptarët shpenzojnë rreth 10.3% të të ardhurave vetëm për karburant, ndërkohë që në Francë apo Itali ku mirëqenia është shumë herë më e lartë se sa tek ne, shpenzimet për karburante zënë rreth 1.3% të të ardhurave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!