Çmimi i naftës u rrit me 5 lekë, Partia e Lirisë: Bord proaktiv, nuk ke ç’i thua

schedule15:38 - 11 Gusht, 2022

schedule 15:38 - 11 Gusht, 2022

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar pasi Bordi i Transparencës rriti me 5 lekë çmimin e naftës.

Caka thotë se Bordi bën sikur reflekton uljen në bursë, duke ulur me 1 lek çmimin e naftës, ndërsa kur çmimi i karburanteve rritet, Bordi i shtrenjotn edhe më shumë çmimet.

Reagimi i plotë:

Kur çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ulen në bursë, Bordi i Hajdutërisë pret 3-4 ditë dhe bën sikur reflekton uljen e tallet duke e ulur me 1 lek. Aman nëse ndodh që çmimi i karburanteve të rritet në bursë, Bordi i bën sytë e veshët ketër dhe i rrit çmimet direkt me 8 lekë…

Bord proaktiv, nuk ke ç’i thua; nuk i zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve!

/abcnews.al