Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar rënie drastike si pasojë e përhapjes së COVID-19

schedule18:28 - 30 Mars, 2020

schedule 18:28 - 30 Mars, 2020

Aktualisht, një fuçi naftë po shitet nën 20 dollarë duke arritur nivelin më të ulët të çmimeve në 18 vitet e fundit nga 50 dollarë që tregtohej një muaj më parë.

Industria globale e naftës po përballet me rënien e kërkesës së saj më të madhe në histori. Tregtarët dhe analistët parashikojnë se konsumi i papërpunuar mund të bjerë edhe më shumë muajin e ardhshëm për shkak të bllokimeve të vendosura për parandalimin e pandemisë.

Por, pavarësisht kësaj në Shqipëri ulja e çmimit mbetet shumë i vogël.

Nga një vëzhgim i bërë në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë vërehet se çmimet variojnë nga 164 në 173 lekë për litër.

Në krahasim me periudhën para nisjes së përhapjes së COVID-19 ndryshimi rezulton të jetë 10-15 lekë më pak.

Shoqata e hidrokarbureve sqaron se kjo situatë është për shkak të taksave të shumta që paguhen në Shqipëri, në një litër naftë.

Në total qytetarët paguajnë rreth 110 lekë vetëm taksa në një litër naftë.

Tregtarët me pakicë të karburanteve në vend shprehen se konsumi pas vendosjes së karantinës ka rënë me rreth 80%.

Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Evropë duke ndikuar direkt në ekonominë familjare, por edhe në biznese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!