Çmimi i naftës në kulm, “shpërthen” Vasili: O bord komunist, boll vodhët

schedule17:00 - 27 Gusht, 2022

schedule 17:00 - 27 Gusht, 2022

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kritikuar ashpër qeverinë dhe Bordin e Transparencës për çmimin e lartë të naftës në vendin tonë.

Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend, me naftën që ka pësuar sërish rritje.

Sot një litër naftë do të shitet 248 lekë.

Lexo edhe: Shtrenjtohet ndjeshëm nafta, Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja

I revoltuar nga çmimi i shtrenjtë i naftës, Vasili kërkon nga Bordi të ulë çmimin e naftës si në Mal të zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

O Bordi komunist, boll vodhet, ulni çmimin e Naftes si në Mal te Zi e Maqedoni!
Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftes duke e çuar ne 248 lek litrin!
Po sot ne Mal te Zi cmimi eshte 170 lek litri.
Ndersa ne Maqedoni cmimi eshte 186 leke litri.
Hajdute rilindas boll dolet pa pike turpi dhe justifikoni çmimin e naftes.
Lerini çfaqjet rrugeve dhe propaganden idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia jane pasqyra e hajduterise tuaj te padegjuar.
/abcnews.al/