Alvaro Morata u shpall lojtari më i mirë i muajit nëntor në La Liga dhe fitoi çmimin ” Jugador Cinco Estrellas”. 27-vjeçari u transferua tek ekipi “Colchoneros” janarin e këtij viti dhe këtë sezon është golashënuesi më i mirë i Atleticos.
Spanjolli ka dhënë një deklaratë për AS, aty ku konfirmon lumturinë që është pjesë e ekipit të Simeones. Morata është përshtatur shpejt me skemat e trajnerit argjentinas, teksa shpreson që ai dhe shokët e tij të zhvillojnë një sezon pozitiv.
“Ndihem si në shtëpi tek Atletico Madrid. Renditja nuk ka shumë rëndësi për momentin, rëndësi ka se në çfarë pozicioni do të jemi në fund të sezonit. Ndihem shumë i lumtur te kjo skuadër. Ciklet e reja janë zakonisht të vështira për t’u përballuar, por mendoj se përshtatja ime ka ndodhur shpejt. Shpresojmë që do të jetë një sezon i rëndësishëm për Atleticon“, thekson Alvaro Morata. /abcnews.al