Çmimet Nobel, ambasadorët rusë dhe bjellorusë mbeten jashtë eventit

schedule11:25 - 26 Tetor, 2022

schedule 11:25 - 26 Tetor, 2022

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, zakonisht janë të ftuar të gjithë ambasadorët por këtë vit Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar, sipas The Guardian.

“Si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, Fondacioni ka zgjedhur të mos ftojë ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm”, thuhet në deklaratë.

Ceremonia e këtij viti do të mbahet më 10 dhjetor.

Fondacioni i dha çmimin e paqes të këtij viti Qendrës për Liritë Civile, një organizatë ukrainase për të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me Memorial, një grup rus për të drejtat e njeriut dhe aktivistin veteran bjellorus Ales Bialiatski, i cili ndodhet në burg.

/abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!