Çmimet kapin nivele rekord, por qeveria mbetet  “optimiste” për rritjen ekonomike

schedule16:05 - 12 Gusht, 2022

schedule 16:05 - 12 Gusht, 2022

Qeveria ka një vlerësim tepër optimist për ecurinë ekonomike gjatë këtij viti.Në një kohë që ekonomia shqiptare është e përfshirë në një krizë për shkak të rritjes së çmimeve të cilat kanë shkaktuar një inflacion prej 7,5% , në parashikimet e fundit Ministria e Financave ka përcaktuar se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë  4,1%.

Kjo shifër është pothuajse dyfish më e lartë se ajo që vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin e fundit ky institucion thekson se ecuria ekonomike e Shqipërisë do preket nga kriza e çmimeve dhe ka vlerësuar se rritja ekonomike do të jetë vetëm 2%.

Ngadalësim të ecurisë ekonomike kanë bërë edhe institucione të tjera ndërkombëtare si Banka Botërore  apo Banka e Shqipërisë. Në projeksionet e buxhetit 2023-2025 rritja  ekonomike  parashikohet  në normën 4.1 përqind në vitin 2022 dhe mesatarisht  4 përqind në vit përgjatë  periudhës  afatmesme  2023-2025.  Më specifikisht,  rritja ekonomike parashikohet në 4.2, 3.9 dhe 3.9 përqind respektivisht për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

Qeveria ka parshikuar të ulë borxhin publik nga 80,1% që është akualisht në 74.6 përqind të PBB deri në vitin 2025 nga rreth 80.1 përqind që pritet të rezultojë në 2021.

Pritshmëritë janë pozitive lidhur edhe me konsumin, i cili të paktën për vitin 2022 është vënë nën presion nga normat shumë të larta të inflacionit.

RRITJA EKONOMIKE GJATE 2022

FMN            2%

BB                3,2%

BERZH        3.3%

BSH             3,5%

/abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!