Çmimet e larta jo më një pengesë, rriten kërkesat për pushime

schedule15:52 - 9 Gusht, 2023

schedule 15:52 - 9 Gusht, 2023

Bumi i udhëtimeve pas pandemisë dhe çmimet e larta të biletave nuk janë më pengesa për turistët, të cilët kanë preferuar të kalojnë pushimet në vende të ndryshme pavarësisht pasigurisë ekonomike, shkruan Reuters.

Udhëtimi ndërkombëtar arriti rreth 90% të niveleve para pandemisë këtë vit, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Në sondazhet më të fundit tregohet se shifrat mund të jenë më të larta vitin e ardhshëm, pasi pjesa më e madhe kanë mbetur të kënaqur nga pushimet e kaluara në shumë vende.

Në përgjithësi, kërkesa globale për pasagjerë vlerësohet të rritet me 22% nga viti në vit. Çmimet e biletave, të cilat në disa raste janë rritur dyfish që nga pandemia, nuk pritet të bien.

Një nga faktorët që kanë shtyrë turistët të lëvizin jashtë shteteve të tyre, kanë qenë përfundimi i masave shtrënguese të COVID-19. Udhëtimi ndërkombëtar për në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit maj u rrit me 26% nga viti në vit me një shifër prej 5.37 milionë vizitorësh.

Një numër të lartë ka pasur edhe Mbretëria e bashkuar së bashku me Francë, por pas nuk mbetet as Gjermania. Banorët e këtyre vendeve kanë shtuar kërkesën për pushime në Europën Jugore.

/abcnews.al