Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka reaguar lidhur me çmimet “e kripura” në Jug dhe mungesën e turistëve këtë sezon.
Përmes një postimi në Facebook, ai liston disa arsye krahas çmimeve, që mund të kenë çuar në marrjen e këtij vendimi.
Sipas Kerit, turizmi është art dhe duhen artistë ta qendisin. Ai thekson se arti nuk bëhet vetëm me para për beton, hekur, bokse muzike apo impjante shkume.
Postimi i plotë i Kerit:
Lexoj që plazhet konsiderohen bosh në jug dhe kjo i atribuohet çmimeve të larta. Nuk jam shumë i shqetësuar për plazhet sesa për bindjen kolektive që boshlliku vjen nga çmimet.
Sektori turizmit i vendos çmimet në mënyrë dinamike pasi dhoma, tavolina apo çadra janë shërbime me skadencë ditore, nqs nuk zihen humbet, kontributi saj në biznes mbetet 0. Prandaj adjustimi është i menjëhershëm, pra ka ulje çmimesh që stimulojnë kërkesën, ose rritje kur kjo e fundit është e lartë. Për të qenë i drejtë me çmimet e larta, ato janë plotësisht të justifikueshme kur kërkesa është e lartë, quhet manaxhim kapaciteti. Smund të mbash çmimet fikse, të ulëta, kur kërkesa është e lartë. Në një ekonomi të lirë, nëse e bën këtë ti fiton më pak dhe u heq të drejtën një grupi që ka vullnetin të paguajë më shumë për të njëjtin shërbim.
Pra çmimet s’janë arsyeja. Arsyeja është që turizmi është ciklik, patjetër që pas vitesh e vitesh rritje edhe jugu do të shihte një rënie. Më shumë sesa çmimi unë do kërkoja arsye tek larmishmëria e aktivitetit turistik, ndoshta duhen më shumë sporte, më shumë eksplorim, më shumë varietet dhe jo më shumë ndërtim. Ndoshta njerëzit duan më shumë qetësi? Ndoshta i ka lodh trafiku. Ore shkurt njerëzit preferojnë edhe vende të tjera, jo detyrimisht jug.
Se di, ekspertët duhet ta gjenë. Por dyshoj se është çmimi. Thjesht turizmi është ciklik. Bizneset atje duhet të rishpikin veten dhe të ecin përpara.
Ps. Edhe një gjë, turizmi është art o shokë, art që fillon me me telajon e bardhë, të pastër dhe do një artist ta qëndisi. Të kesh paret për hekur, beton, tavolina, karrike, çadra, bokse muzike apo impjante shkume, jo detyrimisht të bën artist në turizëm. Po ambienti? Po çfarë kërkon tregu? Po çfarë s’kërkon tregu? Po ajo konkurenca me Greqinë, Turqinë, Italinë etj..i fusim një kat shtesë se duhet për vitin tjetër/abcnews.al