Roman Abrahamovic ka vendosur të shesë aksionet e skuadrës së Chelsea pasi i është ndaluar hyrja dhe jetesa në ishull, për shkak të situatës së ndodhur mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Daily Mail” zbulon se Abramovich kërkon 3 miliardë funte, saktësisht afro 3,6 miliardë euro për shitjen e klubit londinez që e kishte blerë në vitin 2003.
Ai po përballet me sanksione nga Britania e Madhe pasi konsiderohet si njeri i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën. Abramovich po mundohet t’i shesë po ashtu edhe pronat e tij të shumta në Londër, të cilat e kapin shifrën e më shume se 1 miliardë eurosh.
Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss është i interesuar për ta blerë klubin dhe palët janë duke diskutuar për një shit-blerje eventuale.
“Më duhet të pres edhe katër ose pesë ditë. Abramovich për momentin po kërkon shumë. Unë jam i gatshëm t’i ofroj 2 miliard euro.
“Sot për sot, nuk e dimë saktë çmimin e shitjes. Unë do ta imagjinoja veten duke hyrë në Chelsea me partnerë. Mirëpo, më duhet t’i shikoj mundësitë gjeneralë fillimisht. Nuk do t’i hyj kësaj pune i vetëm, kjo është e sigurt. Nëse e blej Chelsean, më pas do të jemi 6 ose 7 investitorë”, ka theksuar Wyss. /f.a/abcnews.al