Një palë syze dielli të John Lennon janë shitur për 165 mijë euro në një ankand në Londër.
Emri i blerësit nuk është bërë publik, por syzet janë shitur nga ish-shoferi i Bitëlls, Alan Hering, i cili me anë të një letre shpjegon se si i kanë rënë në dorë.
Sipas tij Lennon i kishte lënë syzet e rrumbullakta në sediljen e prapme të automjetit të Ringo Star në verën e 1968-ës. Kur Xhon zbriti nga automjetim shoferi vuri re syzet e diellit dhe një prej xhamave kishte dalë nga skeleti. Ai kishte pyetur Lennon nëse dëshironte t’i çonte për t’i riparuar, por artisti i kishte thënë që të mos shqetësohej pasi i shërbenin vetëm për pamjen e jashtme./abcnews.al