Çmenduria e polakëve, si shikohet një ndeshje futbolli gjatë pandemisë

schedule10:16 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 21 Korrik, 2020

Pandemia e Covid-19 fillimisht e ndali futbollin, por nuk mund të vazhdohej gjatë pa lojën më të dashur në planet. Topi nisi të rrotullohej sërish, por në shumë vende u luajt dhe po luhet me stadiume të mbyllura.

Askush nuk dëshiron të jetë protagonist e të përhapë virusin që ka shkaktuar qindra mijëra viktima anembanë botës. Gjithsesi ka qenë e vështirë t’i ndalësh tifozët të ndjekin skuadrat e tyre të zemrës.

 

Në Shqipëri janë shfrytëzuar tarracat e shtëpive private, pallatet përreth dhe ndonjë mur rrethues, kurse jashtë vendit u është dashur të gjejnë zgjidhje të tjera, edhe për shkak të stadiumeve të mëdha.

Në Poloni, tifozët e Motor Lubin, kanë përdorur vinça për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës. E pamundur të mos shohin futboll… /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!