Çmenduria e Asanit, kushti i Malës dhe dëshira Siljanovksi: Lëvizin te Partizani

schedule08:13 - 28 Maj, 2021

schedule 08:13 - 28 Maj, 2021

Partizani ka një mision të vështirë përpara. Një pjese të mirë të lojtarëve u skadojnë kontratat dhe drejtuesit duhet t’i bindin për të rinovuar. Erald Çinari ka pranuar ofertën e Samsunspor në Turqi dhe të tjerë kanë propozime interesante nga jashtë.

Gjithsesi ka edhe nga ata që duan të rinovojnë kontratat, por kanë kushtet e tyre. Një prej tyre është Jasir Asani, i cili pret që Partizani ta kthejë në lojtarin më të paguar të Superiores, sikurse shkruan e përditshmja sportive “Panorama Sport”.

 

Praktikisht kërkon rreth 13 mijë euro në muaj, një pagë shumë e lartë për një futbollist në kampionatin tonë. I njëjti burim raporton se edhe Esat Mala është gati ta nënshkruajë kontratën e re.

Djaloshi nga Prizreni për pjesën financiare ka rënë dakord, por këtë herë do t’i vërë pikat mbi “i” pa firmosur. Kushti i Malës ka të bëjë me pozicionin në fushë. Ai nuk dëshiron më të aktivizohet si mbrojtës, ku sivjet luajti edhe për shkak të situatës së vështirë.

 

Goran Siljanovksi dhe Muhamet Useini

Edhe më parë ai ua ka shprehur drejtuesve që nuk dëshiron të luajë si mbrojtës i djathtë. Ndërkohë Partizani thuhet se i është rikthyer pistës Goran Siljanovski, mbrojtësit të djathtë që ka spikatur në të shkuarën te Flamurtari.

Aktualisht ai është nën kontratë me Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut dhe media tej Ohrit raportojnë se Siljanovski është në bisedime për të kaluar te Doxa në Qipro, çka e bën të vështirë kalimin e tij te Partizani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!