Një ndeshje e çmendur, nga ato për njerëz me zemër të fortë. Në “Old Trafford”, tifozët e Manchester United jetuan një përzirje emocionesh, derisa u çliruan pas më shumë se 120 minuta lojë, për të festuar kualifikimin e skuadrës së tyre në gjysmëfinalet e Europa League.
“Djajtë e Kuq” mundën 5-4 Olimpik Lion me një seri përmbysjesh në një sfidë që dukej se nuk do të mbaronte kurrë.
Pasi mbyllën pjesën e parë me epërsinë e dyfishtë, pas golave të Ugarte dhe Dalot përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, francezët reaguan fort dhe në fillim ngushtuan shifrat me Toliso dhe më pas barazuan shifrat me golin e dytë të Taljafiko.
Por në limitet e kohës së rregullt, Toliso la fushën me karton të kuq. Në shtesë, u duk se Manchester United kapitulloi plotësisht. Në vetëm pesë minuta Cherki dhe Lakazet me 11 metërsh përmbysën në 4-2 rezultatin në favor të miqve.
Por kjo ndeshje nuk mund të mbyllej kështu. “Djajtë e kuq” hodhën në fushë të gjithë energjitë dhe krenarinë e tyre, për të realizuar ndoshta një mision që dukej I pamundur.
Në shtatë minua, Bruno Fernandez me penallti, Maino dhe në fund Maguire shënuan tre golat e përmbysjes së madhe që ktheu në mendjen e tifozëve të United atë në finalen e Champions kundër Bayern në vitin 1999.
Tashmë në gjysmëfinalet e Europa League, skuadra angleze do të përballet me Atletik Bilbao, ndërsa ky trofe mund të shpëtojë sezonin e dështuar të Manchester United në Premier Ligë./abcnews.al

