“Çmendet” shqiptari, me thikë në dorë, i shkon ish-gruas poshtë shtëpisë:Zbrit pak poshtë, se do vras

schedule23:20 - 10 Janar, 2021

schedule 23:20 - 10 Janar, 2021

Një 52-vjeçar shqiptar është prangosur dje në Padova të Italisë me akuzën e kërcënimit për vrasje të ish-gruas, 45-vjeçe. Mediat italiane shkruajnë se gruaja ishte larguar nga shtëpia rreth një vit më parë për shkak të dhunës që ushtronte ndaj saj bashkëshorti dhe ishte strehuar diku tjetër.

Por 52-vjeçari me inicialet G. V. nuk e ka lënë të qetë edhe pas ndarjes pasi mbrëmjen e 9 janarit i ka shkuar poshtë shtëpisë duke iu drejtuar me fjalët “zbrit poshtë se do të vras”.

Dhe nuk ishte shaka, pasi shqiptarit në momentin që u arrestua iu gjetën me vete mjete prerëse dhe gërshërë. Në momentin që pa policinë, e cila u sinjalizua nga shqiptarja, 52-vjeçari tentoi të arratiset duke ikur me vrap, por më kot, pasi u arrestua dhe tani ndodhet pas hekurave./ db/Abcnews.al