Këngëtarja Laura Nezha ndau me publikun 5 këngët e saj të jetës në programin “ABC e Pasdites”. Moderatori Ermal Peçi e pyet se përse për të ishte e rëndësishme kënga e “That’s The Way It Is” e Celine Dion.
“Kjo këngë mua më ka gjetur fëmijë dhe ka një histori shumë të bukur, këngët e Celine Dion në veçanti. Ishin vitet e arta të saj dhe unë me zërin e një fëmije mendoja se e kisha zërin Kristal dhe i këndoja nëpër shtëpi. Por, ishte periudha që iknin dritat, paradite unë bëhesha gati për shkollë e ndërkohë ngrija gjithë pallatin në këmbë me këngët e Celine Dion. Përballë komshi kishim një djalë të vogël dhe tha “mami mami erdhën dritat” se kujtonte se ishte radioja”.
Ndër të tjera biseda u ndal edhe tek pjesëmarrja e saj tek Gjeniu i Vogël, pasi kënga “The Best” ishte kënga që e lidhte me këtë periudhë. Laura tha se nuk i vinte keq se përse nuk fitoi vendin parë pasi ndryshe nga konkurrentët e tjerë nuk ndiqte një shkollë muzike në atë kohë.
Kulmi i emocionioneve ishte kur nje videomesazh nga mikja e saj më e mirë Sara Jaupaj prek këngëtaren. Fjalët e Sarës për miqësinë e ngushtë dhe shumë vjeçare bënë që Laura të qante, duke pohuar pikërisht rëndësinë e vecantë të kësaj miqësie. E emocionuar foli edhe për shembjen e teatrit duke thënë se atë ditë u mpi dhe vetëm qante.