“Bomberi” dhe kapiteni i Lazio, Ciro Immobile pësoi një aksdient dramatik mëngjesin e së dielës, teksa u përplas me një tramvaj afër qendrës stëvitore të klubit të “shqiponjave”, duke e detyruar kështu sulmuesin italian të kalojë disa ditë në regjim shtrati.
Mirëpo, duket se italiani është rikuperuar më shpejt seç pritej dhe ditën e somte sulmuesi 33-vjeçar është kthyer në stërvitje me “celeste”-t e kryeqytetit.
Immobile i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit, megjithatë duket se problemet nuk kanë mbaruar ende, me kapitenin që shoqërohej nga një nga trajenerët atletikë të “shqiponjave”. /i.m /abcnews.al

