“Gjykata thekson se ekzekutimi i vendimit të prishjes, do të shkaktojë detyrimisht një dëm të pakthyeshëm. Gjykata vlerëson se objekti ka përfunduar plotësisht punimet dhe ky nuk mund të kthehet më në gjendjen fillestare nga organi publik, pas prishjes, pasi logjikisht objekti nuk do të ekzistojë”
Në dy ditë ky gjyqtar, ka marrë dhe 3 vendime të tjera. Ndryshe nga dy raste e para, mesa duket gjyqtari Demiri ka ndryshuar mendje e i ka hapur rrugë aksionit të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
“Kërkuesit nuk kanë depozituar asnjë akt që të tregojë përfshirjen e tyre në procesin e legalizimit. Përsa i përket dëmit që pretendon të shkaktohet nga prishja e rrethimit, kërkuesit nuk kanë paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë kostot e kryera për ndërtimin apo vlerën ekonomike të tyre”
Ndërkohë që ky gjyqtar nuk ka ndarë mendjen, a legjitimohet apo jo aksioni i çlirimit të hapësira publike, kryeministri Rama paralajmëron se s’do të heshtë më .
“Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cenuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut”
Tashmë për qeverinë, Demiri do i bashkohet kolegëve Gjeli dhe Balliu, që do duhet të japin llogari, për hir të Reformës në Drejtësi.
“Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre”
Duket se qeverisë beteja për çlirimin e hapësirave publike do ti shoqërohet me një betejë ndaj aleatëve të përhershëm të dhunimit të tyre, nga ndërtuesit dhe korrupsionit të gjykatësve që kanë dalë edhe nga drejtësia e re.
/abcnews.al

