Koloneli Çlirim Toci në emisionin “War Report” në ABC News foli për luftën në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij, koloneli Toci tha se mbështetja amerikane për Ukrainën është shumë e rëndësishme.
Ai theksoi se nëse SHBA do të japin një ndihmë apo mbështetje siç është pretenduar nga presidenti Donald Trump një ditë më parë, atëherë edhe “rregullat e lojës” mund të ndryshojnë.
“Ndryshimi që ka ndodhur që në momenti që ka ardhur presidenti Trump, këtë ndryshim e shoh si një lëvizje normale dhe të njëtrajtshme. Mbështetja e Amerikës është shumë e rëndësishme jo vetëm për Evropianët por edhe për luftën në Ukrainë. Evropianët nuk janë në gjendje të zëvendësojmë amerikanët për sistemet raketore, për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit. Janë shërbimet inteligjente amerikane që kanë informuar ukrainasit. Nëse SHBA-të do të japin një ndihmë siç ka pretenduar dje Trump, do të mundësojë një mundësi të artë të Ukrainës për të ndryshuar rregullat e lojës”, tha ai.
/abcnews.al/

