“Clinton vjen në Tiranë për të folur me Kosovën”, Çupi: Do të ishte e papranueshme nga Perëndimi që ish-presidenti të vizitonte Prishtinën

schedule17:38 - 3 Korrik, 2023

schedule 17:38 - 3 Korrik, 2023

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka zbritur pasditen e sotme në Shqipëri, teksa do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.

Vizita e tij, qartë është mesazh për Kosovën edhe situatën në të cilën është futur ajo në raport me Perëndimin dhe SHBA.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Newsline” u shpreh se Clinton vjen në Tiranë për  të folur me Kosovën.

Ai tha se Clinton ka ardhur në kryeqytetin shqiptar, pasi ka një qeveri shumë perëndimore dhe aleate të padiskutueshme të BE dhe SHBA, duke shtuar  se Tirana sot është kryeqyteti i Rajonit.

“Ky është akti më i lartë që kryen Perëndimi në raport me Kosovën. Clinton vjen në Tiranë për të folur me Kosovën.

Në Tiranë, pasi ka një qeveri shumë perëndimore dhe aleate. Mendoj se Tirana është një lloj kryeqyteti për Ballkanin kjo ditë e sotme” tha Çupi.

Në lidhje me faktin se pse në Tiranë dhe jo në Prishtinë, Çupi tha se ka disa arsye, e një prej tyre është  se Clinton iku 24 vite më parë nga Kosova si fitues pasi çliroi vendin, ndërsa tani vjen si i humbur.

Po ashtu një fakt tjetër sipas analistët është se dukeqenëse Perëndimi ka vendosur sanksione Kosovës, do të ishte e papranueshme që një zyrtar i lartë ta vizitonte atë.

“Në Kosovë ka disa arsye pse nuk shkon. E para sepse Clinton iku nga Kosova 24 vite më parë si fitues, tani vjen si i humbur.

Prishtina i ka kthyer sytë diku tjetër, jo nga Perëndimi. Kosova është  e izoluar nga Perëndimi.

Do të ishte një gjë e papranueshme për Perëndimin nëse Clinton do të vizitonte Prishtinën, kur ajo nuk është me ftuar.

Nëse do të shkonte vizikisht në Prishtinë, ai nuk do ta gjente monumentin e tij në hyrje të qytetit.

Mesa kam lexuar, qeveria e Kurtit ka bërë propagandë kundër Perëndimit dhe përderisa opozita nuk reagon dot, do të thotë se në Prishtinë është instaluar tashmë një shumicë anti-amerikane.

Prishtina po vihet kundër Perëndimit, opozita nuk e thotë. Opozita duket shumë pranë qëndrimeve të Kurtit. Ata duket sikur kanë frikë të largojnë Kurtin.

Ardhja e Clinton në Tiranë, do të thotë vlerësim i madh, përgjegjësi  e madhe për Rajonin dhe raportet me Amerikën.

Nëse Tirana nuk do të ishte kaq shumë e vendosur në lidhje me Perëndimin, atëherë do të kishim një problem me sigurinë e Rajonit.

Ka edhe një arsye tjetër pse në Tiranë. Ju e shikoni që opozita e vendit nuk pranon të shkojë në takimin e Clinton. Ata janë vendosur për të mos qenë. Edhe Kurti është ftuar, por nuk ka pranuar të vijë në Tiranë.

Ardhja e Clinton në Tiranë, po merr një peshë të rëndësishme për ta ndarë pro-amerikanizmin nga anti – amarikanizmi në të gjithë kombin shqiptar.

Anti-amerikanizmi i Kosovës nga nisur nga Tirana, por atje gjeti më shumë hapësira.

Me ardhjen e Clinton në Tiranë, shënohet një nga ngjarjet me dicizive për ndarje e çfarë është çfarë dhe kush është kush në Tiranë dhe Prishtinë” u shpreh Çupi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!