Clinton përkujton 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi

schedule10:11 - 25 Mars, 2019

schedule 10:11 - 25 Mars, 2019

Me anë të publikimit të një fotografie qendra presidenciale Clinton ka përkujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi. Në fotografinë e publikuar bashkë me shkrimin shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Medeleine Albright.

Ndër të tjera, aty thuhet se presidenti amerikan në atë kohë Bill Clinton, udhëhoqi koalicionin e NATO-s, që ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore./abcnews.al