“Clinton njeriu i duhur për t’i folur Kosovës”, Gjikondi: Shqiptarët e dinë kontributin e tij në 1999

schedule13:40 - 4 Korrik, 2023

schedule 13:40 - 4 Korrik, 2023

Vizita e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton një ditë më parë në vendin tonë është komentuar gjatë nga shumë analistë dhe opinionistë.

Juristja Brisida Gjikondi e ftuar në “Tirana Live”, ka theksuar se vizita e Clinton në Shqipëri ishte një emocion dhe një shprehje e mirënjohjes për atë që ai kishte bërë për një pjesë të kombi tonë në vitin 1999.

Gjikondi ka theksuar se ish presidenti amerikan ishte dhe personi I duhur për të dhënë mesazhet e nevojshme për situatën në të cilën gjendet Kosova në këtë periudhë, pasi sipas saj mund të cilësohet edhe si krijesë e Clinton.

Me shumë emocion ishte vizita e Clinton në Shqipëri, për shkak të rolit që ai ka në mbijetesën e kombi tonë. Patëm një përcjellje jo shumë pozitive nga kjo vizitë, por e di që populli shqiptar është në dijeni të kontributit gjigand që Clinton ka për mbijetesën e Kosovës si shtet në 1999. Ka kaluar një çerek shteti qëkur Clinton i dha atë frymëmarrje gjysmës së kombi tonë. Ardhjes së tij i duhej që ti jepej një mirënjohje nga të gjithë shqiptarët, ai erdhi në 1999 në kampin ushtarak të të amerikanëve në Kosovë ishte e rëndësishme që duhej që ai të vinte dhe të shikonte mirënjohjen që ne kemi ndaj tij dhe është mirë që ai shikon një numër i madh fëmijësh mbajnë emrin e tij. Fjalimi i tij në 1999 në Kosovë ishte si dy pika uji me atë që ka bërë dje, dhe për sa kohë Kosova është krijesa e vendimarrjes së tij është një ndër personazhet që ka më shumë moral për të folur për Kosovën e sotme që me këtë situatë po kthehet në një fuçi baruti për Ballkanin. Clinton nuk do të donte që e gjithë madhështia e tij të ikte dëm për një popularizëm”, ka thënë

Ndër të tjera në intervistën e saj me gazetaren Elisa Gjerani, juristja ka theksuar se vizita e Clinton gjatë mandatit të tretë të Ramës i rrit akoma më shumë reputacionin që kryeministri ka në vend.

“Clinton mbahet si një ndër personat më orator dhe i thjesht kur flet, dhe fjalët që ai zgjodhi dje dhe krahasimet që ai bëri dje është një bonus i madh si kryeministër dhe për Shqipërinë si shtet he shqiptarët si popull, pasi një pjesë e madhe e shqiptarëve jetën e kanë në Amerikë. Rama aktualisht është personazhi më paqësor dhe vizionar në Ballkan, që i bën shërbim së ardhmes, dhe Ballkanin e Hapur e ka parë si një mundësi për të qetësuar gjakrat dhe për tu future bashkë si një trup i vetëm në BE”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!