Clinton në Tiranë, Haliti: Të bëjmë çfarë thotë perëndimi, Kurti të dëgjojë këshillat

schedule13:34 - 3 Korrik, 2023

schedule 13:34 - 3 Korrik, 2023

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një lidhje direkte për “Tirana Live”, këtë të hënë ka komentuar vizitën e ish presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri.

Haliti në fjalën e tij është shprehur se vizita e tij lidhet me lirinë e Kosovës, pasi sipas tij me ndërhyrjen e tij shqiptarët frymuan ndryshe.

Është vizitë e veçantë e presidentit me të cilin lidhet liria e Kosovë dhe me të cilën shqiptarët frymuan ndryshe nga shekulli i kaluar dhe me të cilat presidenti Clinton në kushtet kur forcat serbe kishin dëbuar më shumë se 1 milionë shqiptarë nga shtëpitë përmes masakrave dhe genocidit më të madh u bë edhe ndërhyrja e NATOS dhe e SHBA. Në sajë të negocimit dhe kontributi që ka dhënë Shqipëria për të negociuar drejtpërsëdrejti me strukturat e SHBA. Për ne në Kosovë është zoti në qiell dhe SHBA në tokë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatën e krijuar në veri ku shprehet dhe i bën thirrje kreut të qeverisë që të marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve dhe në veçanti të ish presidentit Clinton.

“Po pyetem nëse do të rrëzojmë zotin Kurtin, ne nuk e kemi këtë interes, por si zë i opozitës dhe si person i kërkoj që të reflektojë për gjendjen në të cilën ka sjellë Kosovën dhe ndonjë mesazh që mund të bëjë ish presidenti Bill Clinton duhet që ta marrë parasysh ashtu siç duhet që të merrte parasysh këshillat e ndërkombëtarëve të dhëna herë pas here. Ne duhet që të bashkëpunojmë dhe të bëjmë lëshimet e mundshme, se deri më tani ne sigurisht që kemi bërë lëshime se nëse nuk do të dëgjonim ndërkombëtarët dhe të mos përzihemi në territore të tjera si UÇK do të mbeteshim si organizatë terroriste. Ajo që dua të them është se kuptohet se ka akoma urrejtje mes dy popujve por ajo që duhet të kemi parasysh është se serbët që janë në veri të Kosovës nuk mund ti largojmë nga Kosova dhe nuk mund ti bëjmë shqiptarë por duhet që të njohim të drejtën e asociacionit siç po kërkojnë perëndimorët”, është shprehur deputeti i PDK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!