Clinton kujton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Osmani: Përjetësisht mirënjohëse!

schedule10:03 - 12 Qershor, 2024

schedule 10:03 - 12 Qershor, 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-së për t’i dhënë fund në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-s, ku kujtuar se si SHBA-ja ka udhëhequr bombardimet e NATO-s për të larguar forcat serbe dhe për t’i dhënë fund represionit e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton. Ky status është shpërndarë edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa shkruan: “Përjetësisht mirënjohës për të gjithë vizionarët, dëshmorët, martirët dhe aleatët e lirisë sonë!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!