Clarence Seedorf: Messi është i jashtëzakonshëm, do të ishte mirë ta shihnim duke ngritur Kupën

schedule17:00 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 17:00 - 15 Dhjetor, 2022

Gjithçka tani më është zyrtare, në finalen e 18 dhjetorit do të përballen Argjentina dhe Franca.

Disa fjalë për finalen i tha dhe ish-lojtari i Milan e Real Madrid, Clarence Seedorf, ku vlerësoi performancat e kapitenit argjentinas, Lionel Messi, madje e krahasoi atë dhe me Kylian Mbappe.

“Argjentina ka treguar një bashkëpunim shumë të rëndësishëm dhe ka një element që quhet Messi. Ai ka diçka më të rëndësishme se Mbappe, ajo që ai po bën është e pabesueshme, por ai është një finalizues. Messi di si të vendosë ndeshjet, ai bën lojëra të jashtëzakonshme dhe në çdo distancë. Nëse perënditë e futbollit ekzistojnë, do të ishte mirë ta shihje duke ngritur kupën”,- u shpreh në fjalën e tij Seedorf.

Ish-ylli i mesfushës së Milanit foli gjithashtu dhe për finalen, ku tha se të dyja skuadrat e meritojnë atë që kanë arrirë.

“Janë dy skuadra që e meritojnë të vijnë. Ne do të jetojmë një ditë të veçantë. Franca ka një ekip shumë të konsoliduar, me të rinj të fortë”,- tha më tej në fjalën e tij, legjenda e mesfushës së Hollandës. /i.m /abcnews.al