Clarence Seedorf këshillon Eriksen: Të isha si ai nuk largohesha nga Interi

schedule16:15 - 30 Nëntor, 2020

schedule 16:15 - 30 Nëntor, 2020

Ish-mesfushori i Interit dhe Milanit, Clarence Seedord, ka këshilluar Christian Eriksen për të ardhmen e tij. Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, 44-vjeçari është i bindur se lojtarit i duhet pak më shumë kohë për t’u përshtatur me ziklatrit si dhe nëse do të kishte qenë ain ë vendin e tij nuk do të largohej nga Milano.

“Eriksen është një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit. Ai ka patur disa ulje ngritje, por shumë shpejt do të jetë sërish lojtari që ne të gjithë e njohim. Nëse do të isha unë ai nuk do të largohesha nga Interi, pasi herët apo vonë ai do të luajë siç ai di t’a bëjë”, deklaron holandezi.

 

 

“Përshtatja në një vend të ri dhe në një klub të ri nuk është e lehtë. Ne kemi shumë shembuj të lojtarëvë që fituan Topin e Artë, por kur ndryshuan ekipin nuk ishin më në gjendje që të luanin në nivelin e tyre më të mirë. Eriksen ka nevojë për kohë për t’u përshtatur më së miri”, përfundon Seedorf. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!