Clarence Seedorf: Francezët janë të fortë, por Messin është gjithmonë mirë ta kesh në anën tënde

schedule18:24 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 18:24 - 16 Dhjetor, 2022

Finalja e Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Francës, padyshim që do të dhurojë spektakël për të gjithë futbolldashësit anë e mbanë Botës.

Në një prononcim për mediat, ish-mesfushori hollandez, Clarence Seedorf dha mendimin e tij për finalen, ku nuk la pa lavdëruar “asin” argjentinas, Lionel Messin.

“Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, të dyja skuadrat janë të mira, por gjithashtu kanë aftësinë për të komanduar lojën. me siguri dhe driblime të mira. Janë të kompletuar dhe prandaj ndeshja do të jetë interesante. Franca ka diçka më shumë, sidomos në zëvendësime, por Argjentina gjithmonë ka treguar guxim, unitet dhe intensitet të madh. Është e vështirë të them se kush do të mposhtet, pastaj është dhe Messi, që gjithmonë është më mirë ta kesh atë në anën tënde. Për “blutë”, Griezmann bën një punë të shkëlqyer mes rreshtave dhe gjithashtu vendos shumë cilësi në të.”,- u shpreh Seedorf. /i.m /abcnews.al