CL: Nga Baseli te Feyenoord, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e radhës

schedule23:38 - 15 Korrik, 2021

schedule 23:38 - 15 Korrik, 2021

Partizani, Laçi dhe Vllaznia e kryen me sukses objektivin primar në Conference League. Tre skuadrat e Kategorisë Superiore ia dolën të eliminojnë rivalët dhe do të garojnë në raundin e dytë, që zhvillohet javën tjetër.

Basel kundërshtari i radhës për “Demat” e Ilir Dajës, rumunët e Univ Craiova për bardhezinjtë kurbinas, teksa shkodranët e Brdaric do të sfidojnë qipriotët e AEL Limassol.

Në raundin e dytë të Conference League edhe Teuta, që vjen nga Champions League (u eliminua nga Sheriff Tiraspol). Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me Inter Club d’Escaldes, kampionët e Andorrës.

Festë edhe për Dritën dhe Shkupin, që u kualifikuan sonte. “Intelektualët” dardanë i presin dy takime “zjarri” me holandezët e Feyenoord, ndërsa nënkampionët e Maqedonisë së Veriut do të kenë kundër portugezët e Santa Clara.

Riga e Letonisë është rivali i Shkëndisë së Tetovës, që dështoi në dy takimet përballë Mura në raundin e parë të Champions League. Sfidat e para të skuadrave shqiptare do të zhvillohen më 22 korrik, teksa dy ditë më parë Prishtina luan ndeshjen e parë kundër uellsianëve të Connahs Q. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!