“Ç’kërkon, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?” Meta: Ky është kërcënim nga Rama, qen bir qeni

schedule21:41 - 30 Tetor, 2020

schedule 21:41 - 30 Tetor, 2020

Ç’kërkon Ilir Meta, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor”. Këtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama dje në parlament, Ilir Meta e shikon si mesazh kërcënues nga kreu i qeverisë, ndërsa gjen edhe kush fshihet pas.

Është një kërcënim që ai ë bën për llogari të armiqve të Shqipërisë që janë të shqetësuar se po ua prish, çmontoj të gjitha planet, nga kapja totale e reformë në drejtësi nga lojërat me kufijtë e Kosovës, këtu ka një pengesë që do ta ketë deri në fund. E kam për kënaqësi të bie dëshmor” tha Meta te Zonë e Lirë.

I irrituar, Presidenti e cilësoi kryeministrin “qen bir qeni”. “Një luan nuk trembet nga një lepur. Lepuri është zënë në çark dhe është marrë peng. Del e thotë jam krenar për babanë tim. Për çfarë është krenar ai, që Kristaqi ka varur Havzi Nelën.

Pse çfarë e kishte të atin ai qen bir qeni? Ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një President nga Skrapari, e para. E dyta, ta dëgjojë ai dhe shqiptarët, po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri siç ke bërë për këto vite për llogari të Sorosit dhe për llogari të miqve të t’u serbë. 

Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 mln shqiptarë, prandaj nuk del në studio ai. Çuni Kristaqit që u thotë shqiptarëve në parlament që jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai. Babai i tij ishte 10 vjeç kur mbaroi lufta” ishte përgjigja e kreut të shtetit për deklaratat e Edi Ramës./ db/Abcnews.al