“Ç’janë këto pyetje? Nuk jam model”, acarohet Julian Nagelsmann

schedule20:57 - 30 Tetor, 2020

schedule 20:57 - 30 Tetor, 2020

RB Leipzig u shpërfytyrua në “Old Trafford” nga Manchester United, ku të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer fituan me rezultatin 5-0. Kjo ishte një disfatë shumë e rëndë për gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, por tekniku Julian Naglesmann i ka dal në mbrojtje ekipit të tij.

Mediat e kritikuan gjermanin për lojën e zhvilluar, por e vendosën atë në qendër të vëmendjes dhe për veshjen që 33-vjeçari kishte zgjedhur të mërkurën. Gazetari i Sky Sport Germany e pyeti trajnerin se nëse veshja e tij tashmë nuk do të cilësohet më me fat në garderobën e tij.

Naglesmann nuk ishte në humor për batuta dhe iu përgjigj paksa i acaruar pyetjes. “Mos pyesni shumë për veshjen time. Unë vesh çfarë më pëlqen. Në fund të fundit jam një trajner futbolli dhe jo një model”, deklaroi trajneri gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!