“Çfarë duhet të vesh nesër? Pyetja klasike që shpeshherë i bëjmë vetes dhe që na shqetëson më së shumti. Një përgjigje automatike e pyetjes përfshin gjithmonë opsionin “xhinse-triko”, një zgjidhje e përjetshme, e lehtë dhe mbi të gjitha shumë praktike për të na nxjerrë nga situata e sikletshme.
Megjithatë, mund të ketë raste dhe ditë kur xhinset tona të preferuara mund të duken të mërzitshme, njësoj si trikoja jonë e preferuar. Dhe në vend të tyre kërkojmë të gjejmë një fustan elegant, qoftë të thurur apo një mini fund për t’i dhënë një pamje më mahnitëse silutetit tonë si asgjë tjetër.
Për këtë, mjafton të kombinoni veshjen tuaj me një palë çizme deri tek kyçi! Moderne, lëkure dhe tekstura të stampuara, çizmet janë një zgjidhje perfekte për çdo orë të ditës, duke dhënë një humor casual-chic. Mos hezitoni të guxoni me nuanca të lehta, të tilla si bezha, por dhe në stile të ndryshme, si kauboj, chelsea apo stili i çizmeve luftarake, për një pamje më moderne! /abcnews.al